Vuçiq në Sofje: Serbia do që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis
kosova
Vuçiq në Sofje: Serbia do që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis

Vuçiq në Sofje: Serbia do që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në Sofje të Bullgarisë se Serbia dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis.

Ai falënderoi presidentin bullgar,  Rumen Radev për mbështetjen që ai siguron për Serbinë në rrugën evropiane dhe  për mbrojtjen e qëndrimit të këtij vendi.

Duke theksuar se për Serbinë anëtarësimi në BE në vitin 2025 është një qëllim ambicioz, Vuçiq tha se vendi i tij do të bëjë çmos për të përmbushur të gjitha kriteret, duke kujtuar se ekziston një kriter shtesë për të, gjë që nuk ishte për vendet e tjera të BE-së, i cili kusht është zgjidhja e problemeve me Kosovën, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova

© ZHURNAL 23.02.2018, 13:37 | Xh.I. | 778 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."