Edhe Jahjaga dekorohet nga Thaçi
kosova
Edhe Jahjaga dekorohet nga Thaçi

Edhe Jahjaga dekorohet nga Thaçi

Prishtinë, 23 shkurt - Nga dekorata e presidenti Hashim Thaçi, nuk ka shpëtuar as ish presidentja Atifete Jahjaga.

Ajo ka pranuar sot Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se Jahjaga ka luajtur rol të rëndësishëm në unitetin politik në vend.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën, Ajo luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”.ka shkruar Thaçi në facebook.

© ZHURNAL 23.02.2018, 13:35 | Xh.I. | 852 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."