Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
maqedonia
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke

Sela i thotë Zaevit, gabim e ke

Shkup, 23 shkurt - Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka goditur kryeministrin Zoran Zaevi në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave të mesme dhe shkollave fillore.

 

“E vërteta e raportit të Transparency Interenational ku Maqedonia radhitet e 107 ne botë për nga indeksi i korrupsionit, financimi i fushatës elektorale të BDI-së me fonde publike nga ndërrmarje publike të udhëhequra nga kuadro të po kësaj partie nuk mund të mbulohet me marrjen e kompetencave në arsim të Komunës së Gostivarit. Njëherit tendencat e “hallës Deskë” që Komuna e Gostivarit të shërbejë si objekt shpërqëndrimi vëmendjeje nga korrupsioni dhe “synetia” e krerëve të BDI-së (që, besa, është e nevojshme) me kosto gjashtëqind mijë euro fonde nga Ministria e Kulturës, është njëjtë sikur të mundohesh të mbulosh diellin me shoshë…”, ka shkruar Sela në regimin e tij. 

© ZHURNAL 23.02.2018, 10:39 | D.J. | 16,054 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."