I vdekuri ngritë dorën lartë, "çmendet" mjeku
kuriozitete
I vdekuri ngritë dorën lartë, "çmendet" mjeku

I vdekuri ngritë dorën lartë, "çmendet" mjeku

Një video gazmore është shfaqur në internet në të cilën shfaqet një patolog pranë një trupi të pajetë, duke u munduar të zbulojë shkakun e vdekjes së tij.

Ndërsa fliste para kamerës rreth shkaqeve që mund ta kenë quar drejt vdekjes burrin që qëndron pranë tij, në një moment dora e të vdekurit ngritët lart duke ia futur frikën në palcë patologut.

 

I rrëmbyer nga paniku dhe frika, ai largohet nga vendi i ngjarjes duke vrapuar si i çmendur, por pas disa sekondave shfaqet një patolog tjetër nën tavolinën ku ishte shtrirë trupi i pajetë i burrit i cili ia kishte lëvizur dorën atij.

 

Kjo tallje është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e kanë cilësuar si një veprim jo etik, derisa kishte edhe prej atyre që janë kënaqur me veprimin e patologut të dytë.

© ZHURNAL 22.02.2018, 14:40 | Z.H. | 12,592 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."