Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj
sport
Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj

Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj

Manchester United dhe Sevilla kanë barazuar pa gola në takimin e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.

Pas takimit ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili ka befasuar të gjithë me veprim gjatë intervistës për BT Sports.

Në fakt, “Speciale One” në pyetjen rreth performancës së Paul Pogbas, ai i është përgjigjur duke i kërkuar gazetarit ta përqafon.

“Boll më me pyetjet për Paul Pogban. Mund të të përqafoj”, iu drejtua portugezi gazetarit veteran britanik.

Natyrisht, Dess Kelly nuk e ka refuzuar këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit, i cili njihet për befasi të kohëpaskohshme.

Ai më tutje ka pohuar se kanë marrë një rezultat që lë gjithçka të hapur për takimin e dytë. Neve në ndeshjen e radhës nuk na duhet ndonjë fitore spektakulare me dy ose tre gola diferencë. Thjesht duhet të fitojmë. E di që Sevilla ka eksperiencë dhe kualitet”, ka thënë ndër të tjerash Mourinho.

Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 13 mars në Old Trafford.

© ZHURNAL 22.02.2018, 09:21 | Xh.I. | 764 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."