Dega e “El Hilal”-it në Dibër me përbërje të re
maqedonia
Dega e “El Hilal”-it në Dibër me përbërje të re

Dega e “El Hilal”-it në Dibër me përbërje të re

Dibër, 22 shkurt - Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore nëpër degët e saj, të cilat organizohen në çdo katër vjet, Organizata Humanitare “El Hilal sot realizoi zgjedhjet në Dibër. Këshilli Drejtues i degës së “El Hilal”-it në Dibër tani do të numërojë nëntë anëtarë, disa prej të cilëve janë aktivistë të ri.
 
Për kryetar të degës u zgjodh sërish Musa Lata, i cili në dy mandatet e kaluar e udhëhoqi këtë degë.
 
Në tubimin e sotëm zgjedhor, përveç anëtarëve të Komisionit qendror zgjedhor mori pjesë edhe kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi. Me këtë rast ai theksoi kontributin  në kontinuitet të vendasve, veçanërisht të mërgatës dibrane gjatë këtyre 27 vjetëve prej kur ekziston “El Hilal”-i. Ata dhanë kontribut të madh për kapërcimin e situatave të rënda humanitare dhe shpërndarjen e ndihmave edhe në anën e R. Shqipërisë, atëherë kur ka pasur nevojë të intervenohej edhe atje.
 
Delegacioni i “El Hilal”-it gjatë qëndrimit në Dibër vizitoi edhe kryetarin e kësaj komune, Ruzhdi Laten të cilit i uruan mandatin e dytë net këtë post.

© ZHURNAL 22.02.2018, 22:36 | T.E. | 2,909 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."