FOTO Komuna e Strugës: Ziadin Sela shkatërron “Komunalen” në Strugë
maqedonia
Foto Komuna e Strugës: Ziadin Sela shkatërron “Komunalen” në Strugë

Foto Komuna e Strugës: Ziadin Sela shkatërron “Komunalen” në Strugë

Strugë, 22 shkurt - Përmes një tjetër kumtese të lëshuar nga komuna e Strugës, kjo e fundit shtron akuza të reja ndaj ish kryetarit të komunës Ziadin Selës për mosmenaxhim të mirë me organet komunale dhe ndërmarjeve publike në kuadër të komunës, transmeton Zhurnal.mk

"Të nderuar qytetarë dëshirojmë tju informojmë se gjendja e parkut të makinave është skandaloze si në kohën e gurit, punonjësit punojnë me mjete të viteve 1960, mjete me të cilat nuk është e mundur të menaxhohet situata e pastërtisë në Strugë", thuhet në kumtesën e lëshuar nga komuna e Strugës.

Sipas kumtesës së lëshuar, në parkun e makinerisë nuk është investuar asnjë euro ndërkohë që janë shpenzuar mbi 80 mijë euro për 'mirëmbajtjen' e tyre.

"Për fat të keq për 4 vite e gjysëm, Komuna e Strugës në krye me Ziadin Selen, nuk ka investuar asnjë euro në parkun e makinerisë edhe pse janë shpenzuar mbi 80.000 euro për mirmbajtjen e tyre. Njoftojmë qytetarët  e Strugës se këto mjete nuk janë më në funksion dhe nuk kalojnë as kontrollin teknik. Andaj në afat sa më të afërt do të sigurojm mjete të reja sepse po afrohet sezoni turistik dhe këto mjete i prishin imazhin qytetit tonë", thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga komuna e Strugës.

© ZHURNAL 22.02.2018, 20:14 | T.E. | 3,558 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."