Shala: Do të jem me ty, sa ai të jetë ky që është
kosova
Shala: Do të jem me ty, sa ai të jetë ky që është

Shala: Do të jem me ty, sa ai të jetë ky që është

Po e qe shoh pas ardhjes se z. Haradinaj ne krye te shtetit ka pasur shume kritika ndaj tij. A jane te drejta apo jo? Une them qe disa po, por shume prej tyre jane te gabuara. Zoti Haradinaj nuk mund te jete fajtor per te gjitha ndodhite. Ne qe te gjithe jemi pjese e sukseseve, por edhe deshtimeve te tij. Gjate nje mandati kaq te shkurter te tij, ai ka arritur te marre vendime te cilat kane nje rendesi jetike per vendin. Vendimet e marra kane mundur te merren edhe ne qeverisjet e kaluara, por qeverisjet e kaluara nuk kane pasur guximin per te marre vendime te medha ne interes te shtetit dhe shoqerise. Nese zoti Haradinaj ka gabuar, atehere gabimi me i madh i tij eshte ka prane vetes ka afruar njerez qe dolen nga toka sikur kerpudhat. Jane pikerisht ata njerez qe nuk i ishin prane zotit Haradinaj kur ai kishte nevoje. Zoti Haradinaj me fuqine e tij qe ka ne kete koalicion qeverises, ka bere me shume se qe eshte menduar. Ai eshte nje njeri i fjales dhe shume punetor, edhe nganjehere behet nervoz pershkak te puneve qe nuk vazhdojne, apo qe ngecin ne mes te rrugetimit. Dhe une e kuptoj nese ai do te hidherohet ne mua per kritikat qe i beje nganjehere, por me kete dua t´u them qe une i jam rreshtuar atij pershkak qe ai me ka bindur se eshte nje njeri i fjales dhe beses, qe di se cfare do te thote te jesh punetor i zellshem. Per kete arsye une do te jem me ty, sa ai te jete ky qe eshte.

© ZHURNAL 22.02.2018, 18:53 | T.E. | 1,687 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."