Besoni ose jo, Mihrijës i bie në dorë shamia e kuqe me të cilën vallëzoi Rita
showbiz
Besoni ose jo, Mihrijës i bie në dorë shamia e kuqe me të cilën vallëzoi Rita

Besoni ose jo, Mihrijës i bie në dorë shamia e kuqe me të cilën vallëzoi Rita

Tingëllon paksa befasuese, por ja që Mihrije Braha qëlloi ndër artistet më me fat që mori diçka të Rita Orës, aq më tepër kur po të njëjtën e përdori në koncertin madhështor.

 

Shaminë me të cilën vallëzoi plot dashuri vallen e “Shotës”, nuk jemi të bindur se e adresoi drejtëpërdrejtë në duart e këngëtares në fjalë, derisa nuk dihet prezenca e saj në atë koncert.

 

Por, ajo që dihet është se Mihrija e konfirmoi një gjë të tillë, të cilën pritet ta zbulojë edhe në emisionin “Odeon” e që me sa kuptohet e mori nga njëri prej anëtarëve të stafit, shkruan Kosovarja.

Madje, vetë këngëtarja paralajmëron një show të jashtëzakonshëm këtë të shtunë, teksa zbulon detaje që lidhen pikërisht me yllit botëror Rita Orën, dhe ‘luftën’ për të kapur diçka nga ana e saj.

E këtë fat, me gjasë e pati vetëm Mihrija, me të cilën ndihet e lumtur dhe me shumë dëshirë e ruan si kujtim nga krenaria shqiptare, ashtu siç e quajnë të gjithë shqiptarët që frymojnë shqip.

© ZHURNAL 22.02.2018, 16:15 | Z.H. | 1,536 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."