Gold Ag publikon foto nga Tirana, pranë tij edhe e dashura?
showbiz
Gold Ag publikon foto nga Tirana, pranë tij edhe e dashura?

Gold Ag publikon foto nga Tirana, pranë tij edhe e dashura?

Reperi Arian Agushi i njohur në opinion me emrin artistik Gold Ag, përflitet vazhdimisht për super projektet e tij që brenda ditësh thyejnë rekord klikimesh. 

 

Por, sa i përket jetës private e cila i intereson shumë më tepër audiencës, Goldi vazhdon të qëndrojë tejet i rezervuar, për të mos thënë se e mban krejtësisht të mbyllur.

Krejt çka dihet për reperin është lidhja e tij të cilën e mban të fshehur prej sa kohësh dhe nuk është zbuluar as kush është femra që ka në krahë, shkruan Kosovarja. Madje as në rrjete sociale nuk është arritur të kapen detaje që mund të zbulonin sadopak ndonjë detaj të privatësisë së tij. Para pak minutash Gold Ag publikoi një imazh me të cilin njofton se ndodhet në qytetin e bukur të Tiranës, me ç’rast e përcjell me përshkrimin Tirona dhe një ikonë zemre.

 

Por, fotoja i është realizuar nga një dorë tjetër, dhe kjo mund të aludohet se në prezencë të tij ishte edhe e dashura të cilën e ruan larg syrit medial me kaq fanatizëm.

© ZHURNAL 22.02.2018, 16:30 | Z.H. | 3,351 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."