Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës
sport
Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës

Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës

Shakhtar Donetsku ka arritur që të rikthehet në rezultat duke mposhtur Romën në shtëpi dhe jashtëzakonisht i nervozuar ishte trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco.

Di Francesco lansoi një sulm spektakolar ndaj lojtarëve të tij pas ndeshjes, pasi ata e humbën epërsinë që e patën në pjesën e parë ndaj ukrainasve.

“Ne jemi mbrojtur keq pas golit të tyre të parë, por jo vetëm fizikisht, mbi të gjitha psikologjikisht”.

“Në 50 minutat e apra ne kemi luajtur për të dëmtuar Shakhtarin, në pjesën e dytë luajtëm për të kontrolluar takimin, por nuk e di çka kemi kontrolluar”.

“Unë nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë. Ne bëmë shumë gabime me gjithë këta lojtarë me përvojë në këtë nivel. Ishte sikur t’i shikoja dy ekipe të ndryshme”.

“Nuk është se nuk jemi mësuar që të kualifikohemi, por ne e kemi lënë menjëanë planin që ne e kemi pasur para takimit”.

“Pas golit të barazimit është dashur ta ndërroj gjysmën e ekipit. Shakhtari është ekip shumë i rrezikshëm kur sulmon, ne e kemi ditur këtë, por ishte loja jonë problemi kryesor dhe ne bëmë shumë gabime, kurse pasimet nuk i kemi pasur aq të pastra”, potencoi Di Francesco.

Ekipet do të vendosin për kualifikimin në Romë më 13 mars. /Telegrafi/

© ZHURNAL 22.02.2018, 13:06 | Xh.I. | 1,217 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."