E ardhmja e Donnarummas është te PSG
sport
E ardhmja e Donnarummas është te PSG

E ardhmja e Donnarummas është te PSG

Sipas revistës franceze QS, e ardhmja e portierit Gigio Donnarummas do të jetë te PSG.

Marrëdhëniet e mira të Marco Verratit me portierin e kanë bindur 19-vjeçarin që të transferohet në Ligue 1.

Parashikohet një tjetër verë e nxehtë për portierin, pasi prej daljes së tij në skenë është kthyer në objektiv të shumë klubeve.

Donnarumma është joshur nga projekti i presidentit Nasser Al Khelaifi, por edhe nga bukuria e kryeqytetit francez.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme te drejtuesve të Milanti se nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin, moskualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të kthehet në çështje.

Donnarumnan te PSG pritet të fitojë dyshimin e asaj që e fiton te Milani (6 milionë euro).

PSG është gati të bëjë ofertë në vlerë 70 milionë euro për kartoni e tij.

Me këto vlera dhe përfitimi i kënaqu do të ishte dhe menaxheri i futbollistit, Mino Raiola.

Milani është duke e menduar Pepe Reinan e Napolit si zëvendësues të portierit italian./Telegrafi/  

© ZHURNAL 22.02.2018, 13:03 | Xh.I. | 1,241 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."