A do të shkrihet Besa e Gashit në PDSH-në e Thaçit?
maqedonia
A do të shkrihet Besa e Gashit në PDSH-në e Thaçit?

A do të shkrihet Besa e Gashit në PDSH-në e Thaçit?

Shkup, 22 shkurt - Mosmarrëveshjet e fundit në Lëvizjes BESA, krijuan ndasi në parti dhe tani në opinion shfaqen dy “krah” të kësaj lëvizje, ajo e Shkupit dhe Tetovës.  Së fundi Lëvizja BESA i krahut të Shkupit për kryetar zgjodhi Afrim Gashin, deputet në Kuvendin e  Maqedonisë. Por edhe krahu tjetër ka paralajmëruar Kongres më 24 shkurt ku do të zgjidhjet kryetari i ri i kësaj Lëvizje.

Së fundmi në media u plasuan lajme se kinse krahu i Shkupit do të formon një subjekt të ri në rast se Gjykata vendos në favor të krahut të Tetovës, gjegjësisht në favor të Bilalll Kasamit.

Të njejtat thonë se është i mundur një koalicion i krahut të Shkupit me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe ashtu formojnë grup parlamentar, ose të mos formojnë fare subjekt të ri dhe të kalojnë në PDSH.

Afërsia e Thaçit me Adnan Ismailin, i cili llogaritet si njeriu më me ndikim te BESA e Shkupit, thuhet se do të rezultojë me formimin e një grupi parlamentar që do të numërojë minimumin prej 5 deputetëve.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal ka deklaruar se duke par situatën aktuale dhe se në terren nuk ka vend për një subjekt të ri politik, atëherë sipas tij është e mundur të krahu i Shkupit të shkrihet në PDSH.

“Shikuar situatën aktuale edhe terrenin se nuk ka vend për një subjekt të ri, gjithsesi këti krahu të Besës i ngelet një alternativë, o të shkon Muhamedi te bregu o Bregu të vij te Muhamedi. Kjo është ajo situatë ku si duket gjendja momentale që mund të bëjnë një grup parlamentar prej 5 deputetëve dhe opsesioni i tyre për të hyrë në Qeveri është gjithnjë më agresiv. Por irelevante është kush ku do të shkon por isharetet lexohen dhe nëse ju kujtohet se Menduh Thaçi menjëherë pas zgjedhjeve ua drejtoi votat dhe ua la në dispozicion Lëvizjes BESA, ndërsa më vonë u bë pishman. Tash kjo situatë e re krijon mundësi dhe duke pasur parasysh se Menduh Thaçi është ekspert i këtyre manipulimeve dhe shifrate të numrave të situatëve, unë mendoj se krahu i Shkupit të shkrihet në PDSH”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.  

© ZHURNAL 22.02.2018, 14:00 | Xh.I. | 10,620 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."