Sivjet, 87 mijë euro për kompensim të viktimave të krimit
kosova
Sivjet, 87 mijë euro për kompensim të viktimave të krimit

Sivjet, 87 mijë euro për kompensim të viktimave të krimit

Prishtinë, 22 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në shënim të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Duke qenë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka Ligj për Kompensimin e Viktimave të Krimit, i Tahiri ka shprehur përkushtimin e tij për të ndihmuar qytetarët që janë viktima të krimit në realizimin e të drejtës ligjore për kompensim..

Ai ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit për punën që e kanë bërë, duke i siguruar se baza ligjore e këtij programi siguron qëndrueshmëri financiare dhe institucionale, duke marrë parasysh se fondi për kompensim të viktimave vjen nga të hyrat e taksave gjyqësore dhe prokuroriale, dhe për vitin 2018 janë ndarë 87 mijë euro që shfrytëzohen ekskluzivisht për kompensim të viktimave.

Nesrin Lushta, si kryesuese, bëri të ditur se Komisioni është funksional nga prilli i vitit të kaluar, dhe se qëllim kryesor të punës së tyre kanë që viktimat të trajtohen pa diskriminim, por me respekt dhe dinjitet.

© ZHURNAL 22.02.2018, 11:15 | Xh.I. | 468 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."