Arrestohet kosovarja e cila me pasaportën e dikujt tjetër ka tentuar të largohet nga Maqedonia
kronika
Arrestohet kosovarja e cila me pasaportën e dikujt tjetër ka tentuar të largohet nga Maqedonia

Arrestohet kosovarja e cila me pasaportën e dikujt tjetër ka tentuar të largohet nga Maqedonia

Shkup, 22 shkurt - Një shtetase e Kosovës në aeroportin e Ohrit ka tentuar që me një pasaportë të dikujt tjetër të largohej nga Maqedonia.

Policia njoftoi se dje në orën 19:00 në pikën kufitare të Aeroportit të Ohrit, gjatë kontrollit të pasaportave, oficerët e policisë dyshuan se personi B.R. (55) nga Haraçina e Shkupit ka përdorur një dokument udhëtimi të një personi tjetër. Si rezultat i kësaj  janë bërë  kontrolle shtesë dhe në bagazhin e saj personal është gjetur letërnjoftimi i saj nga Kosova me emrin S.R.

Gruaja është arrestuar dhe po zhvillohet procedurë e mëtejshme.

© ZHURNAL 22.02.2018, 10:59 | Xh.I. | 1,862 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."