Dy femra sulmojnë policin në Kumanovë, "Marimanga" deshti t'ua marë veturën
kronika
Dy femra sulmojnë policin në Kumanovë, "Marimanga" deshti t'ua marë veturën

Dy femra sulmojnë policin në Kumanovë, "Marimanga" deshti t'ua marë veturën

Kumanovë, 21 shkurt - Një polic është sulmuar fizikisht nga dy femra në Kumanovë. Përleshja ka ardhur pasi që polici me automjetin special "Marimanga" ka tentuar t'ia marë veturën gabimisht të parkuar 55 vjeçarit A.E nga Kumanova, njofton Zhurnal.

Sipas policisë, dje në Sektorin për punë të brendshme Kumanovë, zyrtar policor ka denoncuar se më 19 të këtij muaji rreth orës 10:50 në Kumanovë në rrugën "11 Tetori", gjatë kryerjes së obligimeve me automjetin special "Marimanga" nga ana e A.E (55) nga Kumanova i cili ka drejtuar veturën Polo, është nënçmuar. Pasi personit A.E i është urdhëruar të dalë nga vetura, ai i'a ka marë radio stacionin policit. Atë moment, nga vetura kanë dalë edhe dy femra tjera që kanë udhëtuar me 55 vjeçarin dhe kanë filluar ta kapin policin për fyti.

Në stacionin policor është arrestuar personi A.E, ndërsa në pyetje janë ftuar gjithashtu edhe V.E (62) dhe s.A (28) dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë padi adekuate penale./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 21.02.2018, 16:00 | Z.H. | 1,949 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."