Samsung po përgatit tabletin Galaxy Tab S4
teknologji
Samsung po përgatit tabletin Galaxy Tab S4

Samsung po përgatit tabletin Galaxy Tab S4

Ndërsa adhuruesit e Samsung janë duke pritur me padurim prezantimin e telefonave të rinj Galaxy S9, kompania e Koresë së Jugut mund të jetë në procesin e përgatitjes së një tabletë të ri. Pajisjen mund ta shohim gjatë panairit MWC të ardhshëm, dhe tani ajo u shfaq në bazën GFXBench.

Samsung Galaxy Tab S4 (numri i modelit SM-T835) është një tablet nga segmenti i sipërm, ka 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes. Megjithëse lista nuk përmend procesorin, ekzistenca e GPRS Adreno 540 tregon se tableti ka gjasa të përdorë çipin Snapdragon 835.

Kamera 12MP pritet në pjesën e prapme, ndërsa kamera 8MP është e pranishme në pjesën e përparme. Nuk ka mbështetje NFC (Near Field Communications), por ka veçori Wi-Fi dhe GPS.

Samsung Galaxy Tab S4 do të ketë një ekran 10.5 inç me rezolucion 2560 x 1600p dhe Android 8.0 Oreo do të jetë përgjegjës për mbështetjen e softuerit. Ekziston edhe një vend i kartës SIM, i cili do t’i lejojë përdoruesit të telefonojnë.

© ZHURNAL 20.02.2018, 09:09 | Z.H. | 1,026 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."