Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
showbiz
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij

Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij

Gjatë ditës së djeshme është përhapur një gënjeshtër se Sylvester Stallone ka ndërruar jetë.

Twitter dhe rrjetet e tjera socila kishin “shpërthyer” me mesazhe ngushëllimi për aktorin, shkruan lajmi.net.

Madje, kjo nuk ishte hera e parë që aktori është viktimë e lajmeve të rrejshme, ngase edhe para  1 viti e gjysmë kishte qarkulluar i njëjti lajm.

Përmes një statusi në Twitter ka reaguar ashpër vëllai i Stallones, duke mohuar gënjeshtrën që u përhap.

“Thashethemet se vëllai im ka vdekur janë të rreme. Çfarë mendje e sëmurë, mizore mendon të postojë gjëra të tilla? Njerëz si këta janë të çmendur dhe nuk meritojnë vend në shoqër”, ka shkruar Frank Stallone. 

© ZHURNAL 20.02.2018, 10:10 | Z.H. | 11,070 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."