SHBA e Britania e Madhe po debatojnë për fatin e dyshes londineze
bota
SHBA e Britania e Madhe po debatojnë për fatin e dyshes londineze

SHBA e Britania e Madhe po debatojnë për fatin e dyshes londineze

SHBA dhe Britania e Madhe janë në bisedime rreth asaj se çfarë të bëjnë me dy burrat nga Londra të cilët u arrestuan në Siri muajin e kaluar, me dyshimin për veprimtari terroriste.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd  e cila ka shtuar se burrat e kapur, Allexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh, duhet të përballen me ligjin përmes gjyqit, njofton Klan Kosova.

Ata dyshohen se janë anëtarë të një qelize të Shtetit Islamik që vrau pengjet perëndimore.

Sipas BBC, dyshja është tërhequr nga shtetësia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne jemi absolutisht të përkushtuar që të sigurohemi që ata të gjykohen’’.

“Këta njerëz duhet të përballen me forcën e plotë të ligjit. Nuk mund të tërhiqem në këtë moment … ku do të ndodhë kjo”.

”Por jam i sigurt, sepse ne do të punojmë me amerikanët për të siguruar këtë, se ata do të dalin përballë drejtësisë “, është shprehur Ministrja Rudd, njofton Klan Kosova.

© ZHURNAL 20.02.2018, 09:30 | Xh.I. | 1,004 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."