Kontesti për emrin “shpërngulet” në Gjermani
maqedonia
Kontesti për emrin “shpërngulet” në Gjermani

Kontesti për emrin “shpërngulet” në Gjermani

Berlin, 20 shkurt - Berlini bën presion për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë – komentojnë disa analistë pas informatave që kancelarja gjermane Merkel sot kishte biseduar me kryeministrin grek Cipras për mosmarrëveshjen e emrit ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin Zaev.

“Cipras dhe Merkel diskutuan rrjedhën e bisedimeve mbi çështjen e emrit të IRJM-së, veprimtarisë provokative të aviacionit të Turqisë në Detin Egje dhe marrëdhënieve euro-turke”, thuhet në deklaratë të shkurtër nga zyra e Kryeministrit grek.

Televizioni grek Sky duke iu referuar burimeve të veta, tha se “Cipras e Merkel theksuan nevojën për një zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjes, duke ndryshuar emrin kushtetues të vendit fqinj”.

Sipas Lupço Petkovskit nga “Eurotink”, përfshirja e Merkelit është një sinjal i qartë i ndërmjetësimit ndërkombëtar në bisedime, por pozicionet e të dyja palëve ende janë thellësisht të kundërta sipas vlerësimeve të tij.

Nesër, në vizitën zyrtare në Berlin, udhëton një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Zaev. Pas takimit me Zaev, Merkel do të takohet me Cipras të premten në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm në Bruksel.

© ZHURNAL 20.02.2018, 23:13 | T.E. | 2,353 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."