CLICK PLUS Flet kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi sqarohet për ndarjen!?
maqedonia
Click plus Flet kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi sqarohet për ndarjen!?

Click plus Flet kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi sqarohet për ndarjen!?

Shkup, 20 shkurt - Sonte në emisionin debativ Click plus që transmetohet në Tv21 i ftuar ka qenë kryetari i ri i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i cili është munduar që të artikullojë të gjithë ndodhitë dhe ngjarjet që kanë ndodhur brenda kësaj partie, fraksionet e krijuara e shumë gjëra të tjera të cilat janë përfolur mbi Lëvizjen Besa, transmeton Zhurnal.mk

"Në momentin që mbyllet kjo cështje do të përmbyllet ky serial dhe mos përsëritet në asnjë formë e asnjë subjekt nuk është çështje faktike dhe ne kemi përmbyll procesin e legjitimitetit dhe jemi organizatë politike me degë dhe nëndegë, unë do i takoj gjithë liderët dhe uroj që të realizoj takime me të gjithë pikërisht me ato shqiptarët do doja të takoj liderët e partive shqiptare dhe më pas ato maqedonase që të avanzojmë dialogun politik për të krijuar një ambient politik, në përgjithësi ekziston një frymë pozitive e elektoratit të Besës sa e kemi kontaktuar gjatë kësaj kohe një disponim politik për shkak të kontekstit që ka vendi për në BE dhe Nato dhe gjithë qytetarët elektorati është i mendimit që ne do të duhet të shfaqim gadishmëri të ndihmojmë një proces të tillë por kjo do të varet shumë nga mënyra dhe qasja e kryeministrit dhe e partive që janë në qeveri të ulemi e të shohim si e shohin ato pjesëmarjen tonë dhe të diskutojmë në organet tona a e ndihmon procesin kjo gjë", kështu thekson në intervistën e tij të parë kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi.

Sipas tij, si parti kanë dashur të tregojnë që mbeten subjekt i hapur për njerëzit dhe mundësi e lëvizjes e jo uzurpimit siç kishte ndodhur më parë.

"Ne kemi dashur që në fillim që Besa të mbetet një subjekt dhe sistem i hapur i njerëzve që të lënë mundësi lëvizje dhe jo të uzurpohen gjërat dhe në bazë të proceseve dhe nëse ne do të vazhdonim do të humbte kuptimi i procesit të Lëvizjes Besa, ka gjasa nëse anëtarësia që është atje e deri dje këtu nuk e kanë parë vetveten në vendin e duhur dhe mendoj se ato parime ajo ka qenë e rëndësishme deri në kohën kur jemi munduar të bindim se kush ka të drejtë e kush jo, kjo që është formuar në dy kongrese dhe dy organizata të ndryshme ka përfunduar ai proces dhe secili ka të drejtën e tij dhe zgjedhjen e partneritetit dhe unë askund askënd nuk kam të drejtë të akuzoj se ka bërë zgjedhje të gabuar ato kanë bërë zgjedhjen e tyre ne tonën dhe dëshiroj secilit subjekt sukses për shkak të vlerave dhe besoni që më shumë kisha dashur të korrim sukses në promovimin e vlerave", thekson mes tjerave Gashi.

Ai thotë se partinë që po e drejton për momentin do e bëj që ta udhëheqë në mënyrë kolektive e duke qenë ai zëri si përfaqësues dhe nuk do të vijë në asnjë moment mospërfillja e anëtarësisë.

"Insistimi ynë ka qenë që mos ketë njerëz të atillë se vazhdoj të shoh Besën si udhëheqje kolektive dhe asnjë vendim nuk do të marr pa miratimin e udhëheqësisë dhe i pari që nesër mund mos jem në zgjedhjet e ardhëshme sonte mund Zoti të më merr shpirtin dhe Besa të bëhet më e fortë nuk lidhen proceset me individët sot në Lëvizjen Besa që i njoh unë janë njerëzit më të mirë që i kam njohur kur ulem këtu ato janë shumë të kujdesshëm se a i përfaqësoj si duhet dhe kjo më dhemb shumë, mundohem sa më denjësisht që ato të ndiejnë atë se kjo është brenga ime, kur e kemi nënshkruar deklaratën ka formulim tjetër dhe marrëveshja ka qenë tjetër por tash i ka dal boja dhe mendoj se këtë që po e them unë jo patjetër e kam të gjejmë arsyetim do kisha dashur të tejkalohen gjërat dhe problemet dhe ishte mundësi e mirë që të komunikoj me njerëzit dhe të sqarohem", thekson për fund kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi, transmeton Zhurnal.mk

© ZHURNAL 20.02.2018, 22:54 | T.E. | 4,110 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."