Rushiti: ASH asnjëherë nuk i ka bllokuar reformat
maqedonia
Rushiti: ASH asnjëherë nuk i ka bllokuar reformat

Rushiti: ASH asnjëherë nuk i ka bllokuar reformat

Shkup, 20 shkurt - Shumica parlamentare dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për mosefikasitetin e Kuvendit dhe ngecjen në miratimin e ligjeve reformuese. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushiti në foltoren e Kuvendit sot tha se ASH-ja asnjëherë nuk i ka bllokuar reformat.

“ASh asnjëherë nuk i ka bllokuar proceset reformuese. T’u rikujtojmë edhe një herë se që në fillim të formimit të shumicës parlamentare arsyeja kryesore pse Aleanca ishte pjesë e asaj shumice ishte sepse besonte thellë në nocionin e fjalës reformë, kurse BDI u bë pjesë e asaj shumice për t’u mbrojtur nga pasojat e reformës”,- tha deputeti i ASh-së, Surija Rushiti.

© ZHURNAL 20.02.2018, 21:42 | B.M. | 1,463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."