Takim i zëvendëskryeministrit Angjushev me transportuesit e "Feni Industri"
maqedonia
Takim i zëvendëskryeministrit Angjushev me transportuesit e "Feni Industri"

Takim i zëvendëskryeministrit Angjushev me transportuesit e "Feni Industri"

Shkup, 20 shkurt - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot realizoi takim me përfaqësuesit e kompanive transportuese, kreditorë të "Feni industri", përfaqlsuesit e "Novaligistik" dhe përfaqësuesit e kompanisë "G-Sol", kompania e cila ka marrëveshje për përpunimin e xeheve.

Në takim transportuesit i kanë elaboruar arsyet për të cilat protestojnë dhe kanë kërkuar të gjitha borxhet e prapambetura të cilat "Feni industri" i ka ndaj "Novaligistik"-ut, ndërsa ajo ndaj kompanive transportuese të mbulohen nga pronari i ri potencial.

Angjushev, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka theksuar se Qeveria nuk përzihet në marrëdhëniet debitore-kreditore midis subjekteve private dhe i ka inkurajuar të pranishmit të gjejnë zgjidhje reciproke, lidhur me dinamikën e mbulimit të borxheve të prapambetura si do të mund fabrika sa më shpejt të rifillojë. 

© ZHURNAL 20.02.2018, 20:33 | T.E. | 921 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."