Të shumëkërkuar nga policia: Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova
kronika
Të shumëkërkuar nga policia: Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Të shumëkërkuar nga policia: Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Kukës, 20 shkurt - Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre.

Më datë 16.02.2018, specialistë e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sisten rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze.

Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.

Më datë 16.02.2018, specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit-Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas “në kërkim ndërkombëtar”. Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë shtetasit Rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje, u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

© ZHURNAL 20.02.2018, 19:05 | T.E. | 5,162 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."