ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
maqedonia
ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)

ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)

Kërçovë, 20 shkurt - Lidhja e artistëve shqiptarë 'Art' nga Tetova duket se është më fatlumja në thithjen e mjeteve të ndara nga institucionet qendrore dhe ato lokale në vend, transmeton Zhurnal.mk.

Pas zhurmës së madhe që po bëhet nga ndarja e mjeteve prej ministrisë së kulturës tek disa shoqata në vend, lidhja e artistëve shqiptarë 'Art' me seli në Tetovë ka marrë fonde edhe nga komuna e Kërçovës edhe atë në vlerë prej 240.000 mijë denarë që në kundërvlerë në euro i bie diku afër 5 mijë euro.

Nuk dihet arsyeja që mund të shpenzohen dhe qëllimi që kjo komunë i ka ndarë kësaj shoqate me seli në Tetovë.

Ndryshe ditë më parë edhe gazeta KOHA, doli me një shkrimi në ballinë me titull “ART TETOVË, shoqata fantazmë që merr mbi 2.4 milionë”.

Në shkrimin bëheshte fjalë për Shoqatën e Artistëve  Shqiptarë – Art Tetovë, e cila kishte fituar tre projekte me shifra të mëdha financiare nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës.

Shoqatën Art Tetovë, me themelues personin Kujtim Saliu nga Kërçova, ndërsa me seli në një banesë në rrugën “180” në Tetovë, por që nuk ka ndonjë shënim apo diçka të ngjashme se në këtë banesë, zhvillohen aktivitete kulturore.

Për më tepër, mbi shkrimin e të së përditshmës gazetë KOHA, kliko KETU
http://www.koha.mk/art-tetove-shoqata-fantazme-qe-merr-mbi-2-4-milione/

© ZHURNAL 20.02.2018, 19:46 | B.M. | 18,619 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."