Presidenti Thaçi dekoron Bernard Kouchnerin
kosova
Presidenti Thaçi dekoron Bernard Kouchnerin

Presidenti Thaçi dekoron Bernard Kouchnerin

Prishtinë, 20 shkurt - Presidenti, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare, ish-kryeadministratorin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë  Bernard Kouchner.

Me këtë rast, kreu i shtetit ia ka dhuruar Kouchnerit edhe librin e tij biografik, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

“Me ish-shefin e diplomacisë franceze dhe ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës. Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë”

“Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës”.

“Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka theksuar presidenti i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

© ZHURNAL 20.02.2018, 14:46 | Xh.I. | 596 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."