Mësohet data e prezantimit të iOS 12
teknologji
Mësohet data e prezantimit të iOS 12

Mësohet data e prezantimit të iOS 12

Apple nuk ka njoftuar akoma datat për edicionin 2018 të Worldwide Developers Conference, por sipas disa treguesve thuhet se konferenca mund të nisë më 4 qershor dhe të përfundojë më 8 qershor. WWDC 18 duhet të mbahet edhe këtë vit në McEnery Convention Center në San Jose Kaliforni.

Në regjistrat publik të McEnery Convention Center, zbulohet se struktura është e zënë javën e dytë, të tretë dhe të katërt të muajit qershor. 

 

Ndërsa, java e parë, është ende e lirë. Kjo do të thotë se mund të jetë e zënë nga konferenca e Apple, dhe nuk është për t'u përjashtuar edhe mundësia që Apple ta ketë prenotuar atë duke kërkuar që të mos publikohet asnjë informacion, njofton iphonealbania.

 

Kështu që me shumë mundësi, WWDC 2018 do të mbahet më 4 qershor. 

 

Me atë rast do të prezantohet iOS 12 dhe macOS 10.4. Ditët e tjera do t'i dedikohen zhvilluesve të aplikacioneve.

© ZHURNAL 20.02.2018, 16:25 | Z.H. | 1,270 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."