Zotohet Arifi: Qeveria nuk pranon asociacionin me shkelje kushtetuese
kosova
Zotohet Arifi: Qeveria nuk pranon asociacionin me shkelje kushtetuese

Zotohet Arifi: Qeveria nuk pranon asociacionin me shkelje kushtetuese

Prishtinë, 20 shkurt - Qeveria e Kosovës nuk pranon në asnjë mënyrë Asociacionin e komunave me shumicë serbe me shkelje kushtetuese.

Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, i cili ka thënë se kushtetuesja ka konstatuar se ka 22 shkelje në këtë asociacion

Arifi në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka theksuar se Asociacioni i komunave në vetë marrëveshje e ka të paraparë që duhet paraprakisht të konsultohet Gjykata Kushtetuese.

Kjo sipas tij edhe nëse janë në përputhje me kushtetutat e vendeve reciproke të fillojë implementimi.

”Kjo qeveri nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin i cili përmban shkelje kushtetuese, kemi edhe përkrahje ndërkombëtare”.

”Ju e dini që kanë qenë 22 shkelje kushtetuese, i takon Qeverisë që të punojë në draftimin e ri të Asociacionit”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës i ka kryer obligimet të cilat kanë dalë nga dialogu me Serbinë.

© ZHURNAL 20.02.2018, 14:44 | Xh.I. | 944 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."