Volkswagen paralajmëron konceptin e ri elektrik
auto
Volkswagen paralajmëron konceptin e ri elektrik

Volkswagen paralajmëron konceptin e ri elektrik

Volkswagen ka publikuar paralajmërimin e parë për konceptin më të ri elektrik.

I.D. Vizzion do të ketë premierën në Geneva Motor Show, pa timon e pedale, por me mundësinë e plotë të ngasjes autonome.

 

Në vend të kësaj, kompania ka krijuar veturë që kontrollohet përmes zërit dhe gjesteve.

 

Paralajmërimi i kompanisë tregon një skicë të veturës së re. VW e sheh Vizzionin si model premium të familjes I.D. të koncepteve. Ai po ashtu është më i madhi.

 

Vizzion ka sistem që funksionon në tërheqje me katër rrota dhe 302 kuajfuqi. Ai mund të ecën deri 665 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Top-shpejtësia e tij është 180 kilometra për orë.

© ZHURNAL 20.02.2018, 15:13 | Z.H. | 972 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."