Amendamentet e PD për vetingun në polici rrëzohen në Komisionin e Ligjeve
shqiperia
Amendamentet e PD për vetingun në polici rrëzohen në Komisionin e Ligjeve

Amendamentet e PD për vetingun në polici rrëzohen në Komisionin e Ligjeve

Tiranë, 20 shkurt - Në debatin në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë për vetingun në Polici, Deputetët e Partisë Demokratike propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.Deputetët e Opozitës nga Partia Demokratike propozuan 3 ndryshime thelbësore. Sipas ktyre porpozimeve Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere që janë për trupën e policisë së shtetit

Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.Dhe kërkesa tjetër kishte të bënte me shtrirjen nga 5 - 10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet. Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vettingu të niste prej tij.

© ZHURNAL 20.02.2018, 14:43 | Xh.I. | 892 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."