Fotografitë zyrtare të Mercedes-AMG GT në version Coupe
auto
Fotografitë zyrtare të Mercedes-AMG GT në version Coupe

Fotografitë zyrtare të Mercedes-AMG GT në version Coupe

Që nga prezantimi i tij zyrtar në panairin e veturave në Gjenevë vitin e kaluar, koncepti Mercedes-AMG GT është spiunuar shumë herë por i maskuar, ndërsa tani është publikuar nga vetë kompania një set fotografish zyrtare të këtij modeli në version Coupe.

 

Së fundmi, Mercedes ka konfirmuar edhe emrin zyrtar të këtij modeli, Mercedes-AMG GT Coupe, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka njoftuar edhe se promovimi i tij zyrtar do të mbahet në fillim të muajit mars në panairin i sivjetmë të veturave në Gjenevë.

 

Ky model, me emrin kodues X290, do të vijë me 4 dyer dhe 4 ulëse dhe, sipas njoftimeve të mëparshme, është i ndërtuar në platformën e Mercedesit – MRA.

 

Mercedes-AMG GT Coupe, ndër të tjera, karakterizohet me motorin 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitete të ndryshe (përfshirë edhe atë me 600 kuajfuqi), marshin Speedshift MCT, sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, frenat karbon-qeramikë, si dhe peshon më pak.

 

Gjithashtu, në ofertë pritet të jetë edhe versioni plug-in hibrid me kapacitet prej 800 kuajfuqi në total.

 

Mercedes-AMG GT në version Coupe, po ashtu, tërheqë vëmendjen edhe me interier luksoz dhe me instrument-tabelën digjitale, ekranin e madh dhe sistemin për argëtim – infotainment.

© ZHURNAL 20.02.2018, 14:14 | Z.H. | 835 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."