Ky ësht vendimi me të cilin u tërhoq Projektligji i Demarkacionit, të riut i shtohet edhe Deklarata e Podgoricës
kosova

Prishtinë, 20 shkurt - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka tërhequr nga Kuvendi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi për të bërë ndryshimin dhe plotësimin e këtij projektligji përkatësisht aneks-marrëveshjen e bërë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin dhe korrektimin e kësaj Marrëveshjeje në rast të gabimeve eventuale, raporton Zeri.info.

Qeveria bëri të ditur se projektligjin e ri (të ndryshuar), për demarkacionin do ta kthejë sërish në Kuvend sot në orën 16:00 kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.

© ZHURNAL 20.02.2018, 13:06 | Xh.I. | 927 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."