ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE

Nëse elita politike seriozisht nuk lëviz në drejtim të përmirësimit të gjendjes në nivel të vendeve evropiane, rinia por edhe qytetarë tjerë detyrimisht do të behen qytetarë të Bashkimit Evropian (BE), por vetëm se këtë do ta gëzojnë duke migruar në ndonjë nga vendet...

550.jpg

Shkup, 20 shkurt – Nëse elita politike seriozisht nuk lëviz në drejtim të përmirësimit të gjendjes në nivel të vendeve evropiane, rinia por edhe qytetarë tjerë detyrimisht do të behen qytetarë të Bashkimit Evropian (BE), por vetëm se këtë do ta gëzojnë duke migruar në ndonjë nga vendet e BE-së, shkruan Zhurnal.

Përderisa disa qytetarë të Maqedonisë po i bëjnë gati valixhet për të migruar disa të tjerë me vite të tëra jetojnë në vendet e BE-së dhe nuk planfikojnë që të kthehen në Maqedoni.

Motivet e të gjithëve janë të njëjta – kushte më të mira për jetë. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj të cilët nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni për shkak të standartit të ulët, papunësisë së madhe dhe në përgjithësi sistemi i brishtë shtetëror në shumë fusha dhe pikërishtë për këtë ato kanë pranuar të jetojnë në një nga vendet e BE-së.

Analisti Sefer Zogaj thotë se integrimi i Ballkanit perëndimor në BE, është një process që po kalon në faza shumë komplekse.

“Elitat politike janë ende të vendosura për vazhdimin e retorikës nacionaliste, luatja me kartat e folkloriste po nxitë popujtë ballkan të shfaqin urretje ndër-etnike. Maqedonia është shteti që ka më së shumti problem sesa shtetet tjera përrreth, madje më shumë e ka situatën e komplikuar sesa Kosova. Përderisa Kosova ka probleme me definimin e territorit, Maqedonia ka probleme bazike për ndërtimin e një shteti modern. Elitatat aktuale politike në Maqedoni dhe Kosovë janë të fokusuara më shumë kah zgjedhja e metodave për ta mbajtur pushetin sesa metodave për ta fuqizuar shtetin”, thotë për Zhurnal, Sefer Zogaj, analist.

Sipas tij, BE-ja vazhdon me qasjen e saj neglizhente ndaj shteteve të BE-së. Strategjia e fundit e zgjerimit nuk garanton që brenda një kohë këto shtete do te integrohen në BE, pasiqë elitat politike po ndezin retorikën “patritotike” sa herë ju cenohet pushteti i tyre.

“Nuk ka BE pa fqinjësi të mirë, nuk ka integrim pa avancim paraprak, nuk ka shtete në BE pa sistem të pavarur gjyqsor, arsim depolitizues, të drejtat fundamentale të njeriut etj. Sa i përket korralacionit Qeveri-Popull, ekzistojnë teza filozofike që nuk bëjnë shumë dallime në mes nje populli dhe nje Qeverie. Por, në rastin e shqiptarëve, popujtë janë të etur per progres ekonomik, integrime. Nuk mungon as përpjekja në këtë drejtim. Por, kur shtetet janë të qeverisura nga mënyra qeverisëse primitive atëherë edhe progresi do të jetë çudi”, nënvizoi Zogaj.

Nga ana tjetër, analisti Qenan Aliu thekson se rrugëtimi i integrimit për në BE është i gjatë dhe me kritere e standarde tjetërfare në aspektine protokoleve për të kaluar këtë rrugëtim.

“Sa i përket Maqedonisë dallon nga aksi i integrimit për në NATO.Keni të drejtë në konstatimin tuaj, duke priturintegrimin e vendindit në BE, fenomeni i braktisjes së vendit nga qytetarët në veçanti nga rinia të bënë të konkludosh se sikur qytetarët po e integrojnë vendin në Evropë. Por në fakt kjo nuk mendoj se është ashtu, sepse vërtetë në BE nuk bashkohen shtetet por bashkohen kombet. Dhe me këtë kur shteti mbetet i zbrazur i braktikus edhe integrimi ka të ngjarë të jetë i shëmtuar”, theksoi për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Të mos keqkuptohemi, shprehet Aliu, nuk është fjala se a duhet njerëzit të shetitin e të frekuentojnë botën, por fjala është se nga dëshprimi për mosperspektivë, papunësi, diskriminim dhe padrejtësi vendi po braktiset, dhe kjo është e dhimbshme.

“Maqedonia ka mundësi për të gjithë,por kuptohet po të qeverisej e qeveriset mirë. Fatkeqësisht, këtë shoqëri thellësisht e kaploi dëshprimi nga vërtetësia e sintagmës se këtu të synoshë të jetosh ndershmërisht është gjë e kotë. Pra ,të rinjtë synojnë për jetë më të mirë, mirëqenie dhe perspektivë për ata dhe fëmitë e tyre. Por jo gjithëherë apo jo gjithkush e ka fatin për ti gjetur apo aritur të njëjtat.Ky vend është i pasur, edhe këtu kamundësi për të jetuar me dinjitet, por ky vend u grabit pamëshirshëm nga establishmentet pushtetare.Një numër jo shum i madhë u pasuruan me keqpërdorimin e parave tona publike, ata bënë vila, restaurante,kompani, motele, hotele, ferma e pizzeri, ndërkaq një përqindje e madhe e familjeve në këtë vend pa dallim etnie mbeten me vatra të ftohta e me sofra përplot skamje”, konstaton Aliu.

Për tu ndalur eksodi, shton mëtej ai, dhe për të ristatrtuar besimi përkundër dëshprimit, e vetmja mundësi është të funksionoj drejtësia, sepse drejtësia është shtylla e një shteti. Me këtëgjithsecili për keqpërdorimet dhe krimet e bëra të del para drejtësisë dhe paratë,vilat, motelet, fermat dhe lukset e ndryshme të dinastive të hajdutëve të bëhen pronë e popullit.

“Në të kundërtën, nuk do të ketë as integrim në BE, dhe ky si proces do të mbetej vetëm si tentim, e në këto troje të braktisura gjithçka do të dukej ndryshe”, vlerëson ai.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.02.2018, 14:30  | D.J. | 2,039 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | D.J. | 8.042 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.