Siri, dhjetëra civilë u vranë nga sulmet me bomba në Ghoutën Lindore
bota
Siri, dhjetëra civilë u vranë nga sulmet me bomba në Ghoutën Lindore

Siri, dhjetëra civilë u vranë nga sulmet me bomba në Ghoutën Lindore

Bombardimet  e forcave qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në Ghoutën Lindore që mbahet nga rebelët, thonë aktivistët.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 77 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë  të hënën në sulmet ajrore, sulmet me raketa dhe artileri në pjesën e rrethuar në periferi të Damaskut.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ushtria siriane.

Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB tha se situata është duke dalë jashtë kontrollit.

Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghoutën Lindore, e cila gjendet nën rrethim qeveritar nga viti 2013.

© ZHURNAL 20.02.2018, 11:15 | Xh.I. | 829 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."