Ish ambasadori grek në Maqedoni, Kaklikis: Optimist për zgjidhjen e problemit të emrit
maqedonia
Ish ambasadori grek në Maqedoni, Kaklikis: Optimist për zgjidhjen e problemit të emrit

Ish ambasadori grek në Maqedoni, Kaklikis: Optimist për zgjidhjen e problemit të emrit

Athinë, 19 shkurt - Shumë optimist për arritjen e zgjidhjes së problemit të emrit shprehet ish ambasadori grek në Maqedoni, Jorgos Kaklikis. Në një bisedë për mediat greke ai rikujton edhe periudhën kur ka qenë ambasador në Maqedoni dhe në momentin kur në vitin 2001 të dy vendet ishin afër zgjidhjes së problemit pasiqë pala greke kishte ngritur iniciativë për bisedime me Shkupin, transmeton Zhurnal.mk

"Derisa bota politike në shumicë apsolute ka pranuar një nga tre emrat që ishin propozuar nga pala greke me formulimin sloven për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në vend presidenti i atëhershëm në Shkup duke pasur frikë se nuk do jenë të kënaqur dëshirat e popullit të tij refuzoi që të vazhdojë, nëse më pyesni mua tash nëse jam optimist unë do thoja se jam shumë optimist", sqaron kështu ish ambasadori grek në Maqedoni ndërkohë që thotë se qëndrimet dhe propozimi i atëhershëm ishte Maqedonia e epërme pa përkthim, emër për të cilin bisedohet dhe tash.

© ZHURNAL 19.02.2018, 22:31 | T.E. | 2,152 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."