ANALIZË LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
maqedonia
Analizë LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve

Analizë LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve

Shkup, 19 shkurt – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), erdhi në pushtet falë votës së shqiptarëve të Maqedonisë dhe votave të deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë. Por, çfarë po bën kjo parti për të rikthyer këtë “borxh” ndaj votuesve shqiptare? Njohës të çështjeve politike në vend thonë se fokusi i kreut të LSDM-së në planin e jashtëm sidomos në mbylljen e kontesteve me fqinjët, siç është zgjidhja e kontestit të emrit, ka anashkuar shumë çështje të brendshme.

“Fokusi i kreut të LSDM-së në planin e jashtëm sidomos në mbylljen e kontesteve me fqinjët, siç është zgjidhja e kontestit të emrit, ka anashkaluar shumë çështje të brendshme. Shumë institucione kanë ngelur me drejtorë të qeverisjes së kaluar, ka një bllokadë për punësime të reja dhe shumë çështje tjera që sigurisht rrisin pakënaqësitë. Kjo dukuri tashmë po shkakton pakënaqësi dhe nervozizëm edhe tek shumë përkrahës shqiptarë të LSDM-së, të cilëve po i humbet durimi dhe se çdo ditë shihen nëpër kabinetet e zyrtarëve të LSDM apo kryetarëve të zgjedhur të kësaj partie nëpër komuna. Nga ajo që shihet ka një pakënaqësi të heshtur, e cila do rezultojë shumë keq për LSDM në zgjedhjet e radhës, sepse janë bërë shumë premtime”, thotë për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.

Sipas tij, mentaliteti dhe nevojat e votuesve të LSDM bazohen në prioritete të përditshmërisë të aspektit social dhe ekonomik, pasi që kjo i tangon edhe më tepër, se sa çështjet e politikave të jashtme.

Nga ana tjetër, gazetari Naim Sinani thekson se ka qenë shumë e qartë se LSDM-ja e ka synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve, prandaj mbetet që shqiptarët të cilët bartnin poste në LSDM të jenë më të zëshëm, sepse po ti ketë në dispozicion deputetët e LSDM-së, kryeparlamentari Talat Xhaferi, do të gjente zgjidhje për të eliminuar bllokadën e VMRO-së për Ligjin e gjuhëve.

“Por jo vetëm temat e mëdha, janë harruar edhe premtimet për ujësjellës e kanalizime. Prandaj, pa marrë parasyshë motivet e atyre që votuan LSDM-në  interesat e  shqiptarëve mund ti mbrojnë vetëm partit politike shqiptare. Dëshprimi i dikujt nga partia shqiptare në pushtet duhet të jet motiv për të votuar njërën nga partit shqiptare në opizit, sepse parashtrohet pyetja per kë do të  votojnë shqiptarët e dëshpruar nga LSDM,  për VMRO-në e reformuar?”, theksoi për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar dhe opinionist.

© ZHURNAL 19.02.2018, 15:30 | D.J. | 4,683 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."