Xhaferi shpallet qytetar nderi i Therandës
maqedonia
Xhaferi shpallet qytetar nderi i Therandës

Xhaferi shpallet qytetar nderi i Therandës

Therandë, 18 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot mori pjesë në aktivitetet me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Xhaferi, siç njoftoi kabineti i tij, në Akademinë solemne që u mbajt në komunën e Suharekës u shpall “Qytetar nderi” i kësaj komune.

Ai ka marrë pjesë edhe në seancën solemne me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e ka ndjekur edhe paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë u organizua edhe një pritje nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

© ZHURNAL 18.02.2018, 19:52 | T.E. | 2,972 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."