ZHURNAL MËSON Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH
maqedonia
Zhurnal mëson Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH

Zhurnal mëson Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH

Shkup, 18 shkurt - Sot gjatë tërë ditës pas mbarimit të kongresit të Lëvizjes Besa në Tetovë dhe zgjedhjes për kryetar të deputetit Afrim Gashi, kanë qarkulluar me të madhe zërat se Lëvizja Besa së bashku me PDSH-në do të formojnë grup parlamentar dhe bashkë do të bëhen pjesë e qeverisë, shkruan Zhurnal.mk

Kjo, ndoshta për shkak të pjesëmarjes së kreut të PDSH-së Menduh Thaçi në kongresin e Lëvizjes Besa në cilësinë e mysafirit.

Mirëpo, duket se gjithçka po bie në ujë dhe se këto dy parti nuk do të formojnë grup parlamentar. Burime të sigurta të Agjencisë së lajmeve Zhurnal demantojnë këto informacione si të pabaza dhe të pavërteta dhe se sipas të njejtave burime, të dy partitë do të funksionojnë ashtu siç kanë funksionuar deri më tani.

© ZHURNAL 18.02.2018, 19:44 | B.M. | 9,545 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."