Video ekskluzive nga incidenti i djeshëm në Butel
maqedonia
Video ekskluzive nga incidenti i djeshëm në Butel

Video ekskluzive nga incidenti i djeshëm në Butel

Shkup, 18 shkurt - Agjencia e lajmeve Zhurnal ka arritur që të sigurojë një material ekskluziv (video) në të cilën shihet ngjarja se si është zhvilluar incidenti në lagjen Butel të Shkupit ku mbetën të plagosur disa persona, transmeton Zhurnal.mk

Katër persona kanë ngleur të lënduar në një përleshje fizik që ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën "Betovenova" në Butel të Shkupit. Siç informon Ministria e Punëve të Bredshme (MPB), përleshja ka ndodhur në ora 14 e 50 minuta me gjasa për për shkak marrdhënieve të pa rreulluara pronësoro-juridike mids vëllezërve J.I. dhe J.I. dhe dhëndërit të tyre E.D. nga njëra anë dhe vëllezërve XH.D. dhe A.D. nga ana tjetër.

"J.I., J.I. dhe E.D. kanë ardhur para shtëpisë së Xh.D. dhe nga këtu ka filluar përleshja fizike, ndërsa A.D. i cili në atë moment ka arritur në vendin e ngjarjes me makinën e tij private të markës "Pasat" dhe ka parë se çfarë po ndodh me automjetin e tij ka goditur J.I., J.I. dhe E.D., ndërsa nga përleshja fizike i lënduar është Xh.D. Në vendin e gjarjes është konfiskuar nga policia një pistolet dhe dy gëzhoja plumbi", njofton MPB, transmeton Zhurnal.

Me automjete spitalore të Ndihmës Urgjente Xh.D. është dërguar në Qendrën Urgjente Spitalore, ndërsa J.I. në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën.Naumi i Ohrit" në Shkup, ndërkaq J.I. dhe E.D. në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8  Shtatori", nga ana tjetër A.D. është ndaluar në Stacionin Policor të Çairit. Zyrtarët e policisë, shtojnë nga MPB-ja, menjëherë pasi kanë marrë denoncimin kanë dal në terren dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

© ZHURNAL 18.02.2018, 13:28 | T.E. | 13,118 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."