Conte me shumë dyshime për ndeshjen me Barcelonën
sport
Conte me shumë dyshime për ndeshjen me Barcelonën

Conte me shumë dyshime për ndeshjen me Barcelonën

Conte ende nuk e di kush do të luajë kundër Barcelonës, kjo thotë se është pozitive për “Blutë e Londrës”.

Chelsea e mposhti 4-0 mbrëmë Hull Cityn për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, duke i dhënë kështu Antonio Contes më shumë mundësi zgjedhjeje për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

 

Në këtë ndeshje shkëlqeu Williani, që nuk e ka të garantuar vendin e titullarit, ashtu si edhe Pedro. Braziliani shënoi dy gola, kurse një spanjolli. Golin tjetër e realizoi i transferuari nga Chelsea, Oliver Giroud.

 

Kjo formë e mirë e sulmit të Bluve të Londrës, ka shtyrë Conten që të mendojë shumë para se të zgjedhë 11’shen startuese për Barçën.

 

“Ishte natë pozitive për ne sepse kishim mundësinë të pushonim lojtarë të rëndësishëm, lojtarë vendimtar për ne”, tha Conte, pasi i pushoi Eden Hazardin e N'Golo Kanten.

 

“Por, në të njëjtën kohë, i pash lojtarët në formë. Të kesh shumë dyshime para ndeshjes me Barcelonën është shumë e rëndësishme, sepse kam opsione të ndryshme. Tani kemi tre ditë për të vendosur (kush do të luajë kundër Barçës”, shtoi mes tjerash Conte.

 

Chelsea dhe Barcelona do të përballen të martën në “Stamford Bridge” në kuadër të Ligës së Kampionëve nga ora 20:45.

© ZHURNAL 17.02.2018, 09:06 | Z.H. | 1,466 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."