Shtypi grek, negociatat hyjnë në ujëra të panjohura
maqedonia
Shtypi grek, negociatat hyjnë në ujëra të panjohura

Shtypi grek, negociatat hyjnë në ujëra të panjohura

Shkup, 17 shkurt - Para përfundimit të muajit, Parlamenti grek do ta ratifikojë fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Maqedonisë me BE-në, ndërsa menjëherë pas saj Greqia do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në Nismën  Adriatoko – Joniane, shkruan “Katimerini”, lidhur me realizimin e lëshimeve që u dakorduan Zaevi dhe Ciprasi, në Davos.

Gazeta shton se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa “riemërtimi ndoshta tashmë javën e ardhshme ta sjellin Koxiasin nga Athina në Shkup, me fluturim, i pari i këtij lloji pas pothuajse 12 vjet”.

Në analizën e sotme me titull “Kontakte të shpeshta, por pa marrëveshje për çështjet e vështira”, gazeta i analizon ngjarjet e fundit në marrëdhëniet Maqedoni-Greqi, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Negociatat midis Shkupit dhe Athinës për dallimet rreth emrit hyjnë në ujëra të panjohur, sepse bisedimet midis dy ministrave të punëve të jashtme kanë përparuar mjaft, duke gjetur vetëm për disa  nga çështjet për të cilat po bisedohet, shkruan “Katimerini” në analizën, ndërsa pika të vështira në bisedimet i përmend emrin, identitetin dhe Kushtetutën.

© ZHURNAL 17.02.2018, 21:37 | D.J. | 2,044 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."