DioGuardi alarmon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni
maqedonia
DioGuardi alarmon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

DioGuardi alarmon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

Nju Jork, 17 shklurt - Mbrëmë në Nju Jork mbajti mbledhje kryesia më e ngushtë e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane të udhëhequr nga kryetari i saj Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi. Tema kryesore e këtij takimi ishte çështja shqiptare në Maqedoni, sidomos të drejtat e shqiptarëve dhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me emrin dhe që duhet të reflektojnë karakterin multietnik të këtij shteti apo elementin e barazisë midis dy komuniteteve më të mëdha sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve, informon INA.

Takimi kishte si jubilee 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 30 vjetorin e LQSHA, ku u ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e bordit për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe gjithë angazhimin e LQSHA në trojet shqiptare në Ballkan. Të pranishëm ishin Faton Bislimi, zv/ministri i jashtëm i Kosovës, Besnik Hoti, Mamut Skenderi, Nazim Alimi, Destan Aliu, por edhe u theksua kontributi i Ramazan Ajdini nga dega në Wisconsin, por që mungoi në këtë takim. Çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni ishte fokusi kryesor gjatë takimit dhe darkës së punës të përfaqësuesve të lartë të LQSHA. 

© ZHURNAL 17.02.2018, 20:49 | D.J. | 3,735 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."