ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë

Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B, ndërsa plani B është që çdo proces tjetër të rrjedh. Në fund të fundit, ndoshta ne nuk do ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë. Çka do të thotë kjo, a mos vallë nuk do lind dielli ditën tjetër?

MK-GR-znaminja.jpg

Shkup, 17 shkurt - Epilogu i negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë është i rëndësishëm pasi kontesti me emrin po intensifikohet dhe zgjidhja e tij do të përcaktojë kahjen e Ballkanit në të ardhmen, vlerësojnë analistët Ordanovski dhe Tahiri. Në emisionin “360 Gradë” Tahiri u shpreh se shqiptarët në Maqedoni e kuptojnë ndjeshmërinë e çështjes së emrit dhe për ta është i papranueshme që emri i ri të ketë prapashtesë sllave dhe të jetë i përdorur brenda dhe jashtë tij në formën e sllavizuar “Gorna Makedonija”, siç pretendon pala greke.

Megjithatë, sipas tij, shteti nuk mund të presë mbështetje nga shtetet e mëdha, pa i mbyllur fillimisht çështjet e brendshme, të cilat e definojnë Maqedoninë me kapacitete të dyshimta.

Analisti Sasho Ordanovski e cilëson qeverinë si të dobët. Sipas tij, ndonëse qeveria e Zaevit arriti t’i përmirësojë  raportet e prishura me bashkësinë ndërkombëtare, pushteti nuk ka vizion as për fushat thelbësore.

"Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B, ndërsa plani B është që çdo proces tjetër të rrjedh. Në fund të fundit, ndoshta ne nuk do ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë. Çka do të thotë kjo, a mos vallë nuk do lind dielli ditën tjetër? Prandaj ne patjetër t’i realizojmë të gjitha gjërat tjera të domosdoshme, që edhe ashtu patjetër duhet të bëhen, e që janë edhe agjendë e BE-së. Maqedonia në këtë moment thuajse nuk është e gatshme në asnjë fushë", deklaroi për Alsat, analisti Sasho Ordanovski, transmeton Zhurnal

Lidhur me kontestin për emrin, analistët vlerësojnë se është mirë që kryeministri grek, Aleksis Cipras është i gatshëm madje edhe të humb pikë politike, duke zgjidhur kontestin me vendin tonë.   Tahiri edhe Ordanovski pajtohen se qeveria do t‘i ekspozohet presionit edhe më të madh publik nëse vazhdon me punësime pa shpallje publike, që ishin edhe karakteristika tjera të pushtetit të kaluar i cili njihej si “regjim”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.02.2018, 19:56  | D.J. | 1,801 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | D.J. | 2.167 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.