Komuna e Strugës, Ziadin Sela u ka fal komunalet bizneseve private të afërta me të
maqedonia
Komuna e Strugës, Ziadin Sela u ka fal komunalet bizneseve private të afërta me të

Komuna e Strugës, Ziadin Sela u ka fal komunalet bizneseve private të afërta me të

Shkup, 17 shkurt - Kreu aktual i Strugës, Ramiz Merko dhe administrata komunale kanë konstatuar mallverzime me taksat komunale nga ana e ish-kryetarit, Ziadin Sela në dobi të disa bizneseve që sipas raportit të Merkos për 100 ditëshin e parë, janë të afërta me ish-kryetarin Sela, njofton Zhurnal.

"Skandalet e ish kryetarit të komunës së Strugës Zeadin Selës nuk kanë për të mbaruar. Pasi në raportin e 100 ditëshit të paraqitur për qytetarët nga ana e kryetarit aktual Ramis Merko ku sipas komunës së Strugës nga ana e udhëheqësis së mëparshme në krye me ish kryetarin Zeadin Sela me vendim të këshillit komunal ka falur komunalet për shumicën e bizneseve partnere të tij dhe të personave të afërt me të dhe me subjektin e tij politik. Me këtë veprim ish kryetari i komunës Zeadin Sela ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Strugës me mbi 500 000 euro dhe nëpërmjet këtyre vendimeve Zeadin Sela është munduar të largoj përgjegjësin e tij penale duke e kaluar këtë përgjegjësi mbi këshillin komunal", thonë nga Komuna e Strugës.

Sipas tyre, nëpërmjet këtyre "lojrave" ligjore ka vepruar në të njëjtën mënyrë me borxhet të cilat i lartë përmenduri ka paguar nëpërmjet përmbaruesve duke larguar dhe llogarin rrjedhëse të komunës dhe llogarin e komunës në ministrinë e financave thesarit (trezorit).

© ZHURNAL 17.02.2018, 19:11 | D.J. | 2,069 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."