Qentë endacakë kafshojnë dy qytetarë të Shkupit
kronika
Qentë endacakë kafshojnë dy qytetarë të Shkupit

Qentë endacakë kafshojnë dy qytetarë të Shkupit

Shkup, 17 shkurt - Dy shkupjanë kanë denoncuar dy raste të ndara të kafshimit nga qentë endacak në Shkup. Në rastin e parë A.R (42) nga Shkupi paraqiti në polici se në orën 15:30 në rrugën “Lluka Gerov”, nëna e tij 70-vjeçare është kafshuar në krahun djathtë.

Rastin e dytë e ka paraqitur R.V (58) nga Shkupi, i cili informoi policinë se në orën 16:00 duke lëvizur me motoçikletë në bulevardin “Brigada e 12-të maqedonase” është kafshuar nga qentë endacak në këmbën e djathtë.

Rastet e sulmeve nga qentë endacak ditëve të fundit në gjitha qytetet e Maqedonisë kanë shënuar rritje, ndërsa më herët ka pasur edhe raste tragjike, gjegjësisht vdekje nga kafshimi i qenve.

© ZHURNAL 17.02.2018, 12:42 | T.E. | 1,476 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."