Për dy muaj në Maqedoni kanë investuar tetë kompani të reja, në paralajmërim edhe 30-të
ekonomi
Për dy muaj në Maqedoni kanë investuar tetë kompani të reja, në paralajmërim edhe 30-të

Për dy muaj në Maqedoni kanë investuar tetë kompani të reja, në paralajmërim edhe 30-të

Shkup, 16 shkurt - Me zero para të shpenzuara, në Maqedoni, për dy muaj ka tetë investime të reja me mbi 75 milionë euro, apro 225 milionë eurove të shpenzuara me vetëm 23 investime për shtatë vjet të qeverisë paraprake të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Këtë dje në konferencë për shtyp e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe paralajmëroi se në një të ardhme të afërt do të ketë edhe 30 marrëveshje të reja për investime të huaja.

Marrëveshje janë nënshkruar me kompanitë "Murat viring sistems" për investim prej 4,5 milionë euro me 300 të punësuar, "Xhemdash lajting Europa" e cila do të investojë katër milionë euro dhe do të punësojë 200 persona, "Kesler" dy milionë euro me 80 persona, "Dogan otomotiv" do të investojë një milionë euro në kapacitet në të cilin do të punojnë 30 persona, "Sagen" me investim prej 20 milionë eurove dhe 250 punësime, "Çagataj kabllo" gjashtë milionë dhe 300 të punësuar, "VIK" gjithashtu gjashtë milionë euro me 60 të punësuar dje "Kostal" e cila do t'i shpenzojë kapacitetet e saja me investim prej 30 milionë eurove në të cilën do të punësojë 350 persona të rinj.

Gjashtë nga kompanitë e huaja të cilat tani më janë të pranishme në vend paralajmëruan ndarjen e kapaciteteve të tyre sipas njohjes së mundësive që i ofron Programi për rritje ekonomike.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informoi se prej dje në ENER është vendosur ligji për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa Angjushev theksoi se pret deri në fund të marsit ai të sillet, pas çka do të zyrtarizohet Programi për rritje ekonomike.

Për mbështetje të kompanive në pajtim me Planin për rritje ekonomike nga Buxheti për vitin 2018, Bekteshi tha se do të ndahen 50 milionë euro dhe se këtë e kanë treguar edhe stimulimet që i kanë bërë kur e kanë sjell Programin.

Drejtori i ZZHTI Shkupi 1, Aleksandar Mlladenovski tha se Kompania farmaceutike "Sagen" me seli në Tiranë do të investojë më shumë se 20 milionë euro në kapacitet në ZZHTI Shkupi 1 në të cilin planifikon të punësojë rreth 300 persona, ndërsa investimi do të ndahen në tre faza. Ndërtimi i kapacitetit prodhues do të fillojë në qershor të këtij viti.

"Biseduam edhe me investues tjerë të interesuar dhe në periudhën e ardhshme presim marrëveshje të reja për qira të tokës në ZZHTI-të me kompani nga industria automobilistike, por edhe me prodhuesit për qëllim mjekësor dhe të tjera", tha Mlladenovski dhe shtoi se së shpejti do të prezantohen edhe marrëveshjet për zgjerimin e kapaciteteve të shumë investuesve të përhershëm në ZZHTI.

Nga kompanitë ekzistuese në ZZHTI-të vetëm tre nga 23 nuk do të marrin më shumë mjete me Programin për rritje ekonomike dhe ato janë kompanitë të cilave u është lejuar të mos paguajnë sigurim social dhe shëndetësor për të punësuarit. Te të gjitha kompanitë tjera ndihma shtetërore do të jetë më e madhe se ajo paraprake.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, dje akuzoi se ka pasur zero investime të huaja dhe se përveç fjalëve boshe në konferencën për shtyp të Angjushevit dhe Bekteshit opinioni nuk ka dëgjuar se ka filluar me punë qoftë një kompani të cilën ata e kanë sjellë për të investuar në Maqedoni.

© ZHURNAL 16.02.2018, 09:03 | Xh.I. | 2,177 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."