ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Gjermania njeh lejet e vozitjes nga Maqedonia

Kjo është tashmë e rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë që kanë vendbanim në Gjermani por edhe për ato që udhëtojnë shpesh në atë vend sepse më parë lejen për vozitje kanë mund të përdorin në gjashtë muajt e parë e më pas është dashur të japin provimin dhe testin i ci

denjfnjegreg-165230.jpg

Shkup, 16 shkurt - Marrëveshja bilaterale mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e lejeve për vozitje tashmë është arritur, janë larguar dhe pengesat e fundit dhe tashmë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani do të mund të ndërojnë lejet e vozitjes në atë gjermane.

Kjo është tashmë e rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë që kanë vendbanim në Gjermani por edhe për ato që udhëtojnë shpesh në atë vend sepse më parë lejen për vozitje kanë mund të përdorin në gjashtë muajt e parë e më pas është dashur të japin provimin dhe testin i cili ka kushtuar shumë.

Shtetet që nuk janë pjesë të BE-së kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për rregullimin e kësaj problematike derisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e kishin të njejtën ndërsa Maqedonia jo deri më sot.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.02.2018, 23:05  | T.E. | 21,371 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | T.E. | 2.172 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.