“Predha” që arrin 500 km/h (Foto)
auto
“Predha” që arrin 500 km/h (Foto)

“Predha” që arrin 500 km/h (Foto)

Një motor i fuqishëm V8 prej 9 litrash dhe 1800 kuaj fuqi e bëjnë Corbellati Missile kandidate për makinën më të shpejtë në botë.

Corbellati është një markë e re italiane, me seli në Tenerife të Spanjës, që do të debutojë në Sallonin e Gjenevës (8-18 mars) me një supermakinë që premton performancë të jashtëzakonshme.

 

E hapur dhe me një pamje si makinat e viteve ’60, motori i Corbellati Missile do të mundësojë që të arrihet shpejtësia e jashtëzakonshme prej 500 km/h. Nëse kjo gjë do të verifikohet në pistë, atëherë kjo makinë do të lërë pas ato që janë sot më të shpejtat në botë: Koenigsegg Agera RS (447 km/h) dhe Bugatti.

© ZHURNAL 16.02.2018, 15:15 | Z.H. | 1,310 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."