7 vjeçarja që kërkon të modelojë me rroba të meshkujve, kjo është arsyeja
kuriozitete
7 vjeçarja që kërkon të modelojë me rroba të meshkujve, kjo është arsyeja

7 vjeçarja që kërkon të modelojë me rroba të meshkujve, kjo është arsyeja

Eliza Brichto është një shtatëvjeçare, e cila po shpreson të bëhet modele e për rroba të fëmijëve.

Por, ajo nuk dëshiron që të fotografohet me fustane përrallash. Ajo dëshiron të modelojë me rroba për meshkuj.

Ajo u ka shkruar kompanisë spanjolle “ZARA” tu tregojë atyre pse do donte të modelonte me rroba meshkujsh.

 

“E nderuara Zara. Unë quhem Eliza dhe jam shtatë vjeçare”, shkruhet në fillim të letrës.

“Po ju shkruaj sepse dëshiroj të modeloj për rrobat Zara të meshkujve. Ju ndoshta do të mendoni se nuk është e hijshme që një vajzë të modelojë me rroba meshkujsh, por më lejoni të ju tregoj historinë time. Kur i kam pasur katër vjet, kam shikuar tek rrobat Zara për vajza dhe nuk e gjeja dot veten, ndërkaq kur i pash rrobat nga firma juaj për meshkuj, i adhurova në shikim të parë”

Ajo tha se që nga ajo kohë vendi i vetëm ku blen rroba është kjo kompani dhe rrobat për meshkuj.

Ajo madje ka pozuar disa herë duke veshur rrobat e Zaras për meshkuj, tu tregojë të tjerëve se sa bukur duket në to.

 

Eliza po vazhdon të pres përgjigje nga Zara, ndërsa nëna e saj nuk është duke u dorëzuar./Indeksonline/

© ZHURNAL 16.02.2018, 16:55 | Z.H. | 3,390 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."