“Nuk mund të planifikosh ta ndalesh Messin, është thjesht i paparashikueshëm”
sport
“Nuk mund të planifikosh ta ndalesh Messin, është thjesht i paparashikueshëm”

“Nuk mund të planifikosh ta ndalesh Messin, është thjesht i paparashikueshëm”

Kundërshtarët nuk mund të planifikojnë për ta ndalur Lionel Messin, ata thjesht duhet të reagojnë ndaj superyllit të paparashikueshëm të Barcelonës, thotë ish-bashkëlojtari i tij, Deco.

Deco dhe Messi së bashku i kanë fituar dy tituj në La Liga, dy Super Kupa të Spanjës dhe një titull të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Deco beson se aftësitë e pabesueshme të Messin bëjnë që ekipet kundërshtare ta kenë të pamundur ta ndalin atë.

“Messi nuk është thjesht golashënues, ai krijon dhe asiston. Të luash kundër Messit nuk është aspak e lehtë. Ai është i paparashikueshëm në duele një me një dhe po ashtu me pasime”, ka thënë Deco.

“Ekipet natyrisht përfundojnë duke reaguar ndaj asaj që bën ai në fushë, nuk mund të planifikosh ndaj tij”, ka shtuar ai.

© ZHURNAL 16.02.2018, 13:11 | Xh.I. | 1,635 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."